Apel nga një nënë për të shpëtuar jetën e 29-vjeçarit nga Vushtrria

Një apel prekës për ndihmë është bërë publik nga Mihrije Beka, e cila kërkon mbështetje për djalin e saj, Enes Beka, 29 vjeç nga Vushtrria, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, shkruan “Jepi zë”.

Sipas nënës së tij, Enesi – baba i një foshnje vetëm katër muajshe – po lufton për jetën në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

Brenda katër muajve, ai ka kryer gjashtë operacione të rënda në zorrë. Aktualisht ndodhet me plagë të hapura, infeksion të përhapur dhe në gjendje shumë të rëndë.

Familja thotë se ka shpenzuar të gjitha mjetet financiare gjatë këtyre muajve të vështirë dhe se shpresa e vetme për Enesin është trajtimi jashtë vendit, pasi – sipas tyre – në Kosovë nuk ka më mundësi për vazhdimin e mjekimit të nevojshëm.

“Ju lutem, nga zemra e një nëne, ndihmoni djalin tim të jetojë që të kthehet pranë vajzës së tij të vogël. Çdo ndihmë, sado e vogël, për ne është jetë”, thuhet në apelin e Mihrije Bekës.

Familja apelon për ndihmë financiare, por edhe për shpërndarje të këtij rasti, duke theksuar se çdo kontribut mund të bëjë dallimin.

Të dhënat për ndihmë:

Përfituesi: Mihrije Rustem Beka
Banka: BKT Kosovë
Nr. i llogarisë: 1951474393321148
IBAN: XK05 1951474393321148
SWIFT / BIC: NCBAXKPR
Valuta: EUR
Kontakt: 044 332 828

Lexo edhe:  Në disa vise të Kosovës, kanë filluar reshje të borës