Antidroga zbarkon në një fshat të Prizrenit, sekuestrohen drogë e armë ilegale
Njësia e Antidrogës ka kryer sot aksion në një fshat të Prizrenit, që rezultoi me sekuestrim të drogës, si dhe prangosjen e personave të dyshuar.
Siç merr vesh Sinjali, Policia ka arritur që pas kontrolleve të kryera të gjejë një sasi të narkotikëve, e po ashtu edhe armë ilegale.
Provat e gjetura gjatë bastisjeve janë sekuestruar në cilësi të provave, ndërsa personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici.
Ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit