Antidroga me aksion në Prishtinë: Kapën disa lloje të drogës dhe arrestohen 3 persona  

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se ekipet kundër drogës të tyre kanë zhvilluar një aksion të madh ku ka rezultuar me kapjen e një sasie droge dhe arrestimin e disa personave.

Aksioni ka ardhë pas informatave paraprake dhe hetimeve të kryera.

Fillimisht policia kanë kapur të dyshuarin kryesorë, ku atij i janë gjetur sasi e drogave të llojeve të ndryshme.

Pas kësaj, antidroga me veprime taktike ka arritë të kapë edhe dy persona tjerë, të cilëve iu gjetë sasi drogës, dha pajisje tjera që i kishin në funksion të aktivitetit të tyre kriminal.

Të tre personat janë dërguar nga mbajtje.

“Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe:  Çifti ndahet sherri i veturës, kishin mosmarrëveshje rreth përdorimit të saj