Anita Muçaj: Ramushi është shumë romanik, ma sjell mëngjesin në shtrat
Anita Muçaj Haradinaj ka treguar se si u njoh me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës. Ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe”.
Ajo zbuloi dhe një anë tjetër të Haradinajt, që shumë pak e njohim.
“Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”