Amerikani shkon në Zagreb me targa serbe: Dikush ia heq dhe ia gërvish veturën

Influencuesi dhe YouTuber i famshëm Justus Reid përjetoi siklet në Zagreb dy muaj më parë pasi erdhi në qytet me targa serbe. Gjegjësisht, dikush ka hequr targat dhe ka gërvishtur makinën me çelësa. Tani ai tregoi se çfarë bëri pas kësaj.

Ai ka publikuar një video në të cilën ka treguar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qendrës së Basketbollit “Dražen Petrović” dhe më pas është lidhur me basketbollistet nga Cibona dhe kanë filluar pastrimin e lagjes. Shumë shpejt atyre iu bashkuan shumë njerëz nga Zagrebi, si dhe turistë nga Holanda, Vietnami, Skocia…

 

“Njerëzit thonë se Kroacia është e bukur dhe e sigurt. Dhe pastaj shikova lagjen në të cilën isha. Rrugët e mbushura me grafite të pista dhe njerëz që nuk i vënë re ose nuk u interesojnë. Isha i zemëruar. Më duhej të bëja diçka për këtë. tha Reid. .

“Ke bërë më shumë për Kroacinë se parlamentin në 30 vjet”, “WTF, turistët lajnë dritaret në Zagreb? Ti je një gjeni”, “Unë jam nga Zagrebi, vetëm dua t’ju falënderoj që keni bërë të gjitha këto”, “Një “Amerikani ka bërë më shumë për ne se HDZ që kur ka ardhur në pushtet”, janë vetëm disa nga komentet.

Lexo edhe:  Ministri Murati fton bizneset t’ua rrisin pagat punëtorëve: Do ta subvencionojmë gjysmën