Amerika shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit, aty ku s’mund të kalonin anijet me naftë

Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije iraniane që po minonin Ngushticën e Hormuzit, pas paralajmërimeve të presidentit të SHBA për sulme masive ndaj tyre.

Komanda Qëndrore e SHBA’së ka njoftuar për goditjen e këtyre anijeve iraniane, duke bashkëngjitur pamje nga momenti i sulmeve.

“Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë këtu edhe 16 anije që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në shkrimin e Komandës Qëndrore.

Trump deklaroi gjatë ditës se SHBA-ja ka shkatërruar 10 anije joaktive për vendosjen e minave, teksa shtoi se “do të ketë edhe të tjera”.

Presidenti amerikan më herët kishte deklaruar se kanë dyshime se po minohet Ngushtica e Hormuzit.

PËR VIDEO KLIKO KËTU

Lexo edhe:  Pjesëtarët e FSK-së që ishin për intervenim në Turqi pritet të kthehen në Kosovë