Amerika lëshon letër në gjysmë të natës, kërkon të shtyhet për 48 orë vendimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA është e brengosur që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë mundur ta arrijnë një marrëveshje në Bruksel.

Hovenier ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjoba ndaj automjeteve me targa të lëshuara në Serbi për qarkullim brenda Kosovës.

Ambasadori ka thënë se kjo kërkesë vije që të krijohet hapësirë për përpjekje të reja që të gjendet zgjidhja.

“Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat në mënyrë që të krijoje hapësirë për BE -në dhe SHBA-në që të angazhohen për një zgjidhje”, thuhet në këtë deklaratë.

Për Gazetën Express, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, ka thënë SHBA është e brengosur nga pamundësia që në Bruksel të arrihet një marrëveshje.

Ai u ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuciqit që të angazhohen edhe një herë për marrëveshje dhe zbutje të tensioneve.

Lexo edhe:  Tragjedi në Pejë: Djali vret nënën e tij