Ambasada e Kosovës e konfirmon viktimën e tretë nga tragjedia në punishte në Vjenë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se, sipas konfirmimeve të fundit, edhe viktima e tretë nga katër viktimat e aksidentit tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për shtetasin Istref Zekaj.

Paraprakisht, Ambasada kishte konfirmuar vdekjen e Asllan Musliut dhe Pajtim Bajramit.

Postimi i plotë:

NJOFTIMI

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju informon se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për qytetarin: Istref Zekaj

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse.

Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave.

Do të vazhdojme të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast.

Lexo edhe:  Shkuan për iftar: Mirëpo nga kamerat, panë hajnat duke i hyrë në shtëpi – Reagojnë menjëherë familjarët