Ambasada amerikane uron kadetët kosovarë të diplomuar në Akademinë ushtarake më prestigjioze në botë

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka uruar kadetët kosovarë të diplomuar në Akademinë Prestigjioze Ushtarake të SHBA-së.

Kjo ambasadë ka pritshmëri që këta kadetë të japin kontributin me kolegët në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe njohuritë e fituara atje.

”Urime të gjithë të diplomuarve të Klasës së vitit 2024, dhe një thirrje speciale për Vesa dhe Andrin, kadetët kosovarë që u diplomuan në Akademinë Prestigjioze ushtarake të SHBA-së, West Point! Ne presim kontributin tuaj të çmuar dhe ndërsa ndani njohuritë dhe përvojat tuaja me kolegët tuaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”

Lexo edhe:  Sveçla publikon fotografitë si u plagos polici në veri, vetura duket “blozhdë”