Aliu “fajëson” pilotët për anulimin e fluturimeve, thotë se aeroporti e ka sistemin për aterrim në mjegull

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime lidhur me anulimin e disa fluturimeve ditën e djeshme si shkak i mjegullës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se dje kanë ateruar aeroplanët e të cilëve pilotët kanë qenë të certifikuar për rënie në kushte të mjegullës.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash”.

“Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje”, ka thënë Aliu.

Klankosova.tv dje ka raportuar për problemin në fjalë të anulimit të disa prej fluturimeve për Kosovë dhe anasjelltas në shtetet tjera.

Lexo edhe:  QKUK-ja hap 100 vende pune, pranohen disa edhe me shkollë të mesme