Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim në krahët e njëri-tjetrit

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, regjisori Aldo Marku dhe këngëtarja Egli Tako, duket se kanë gjetur paqe mes tyre pas tensioneve të fundit në shtëpi.

Mëngjesi i së premtes ka nisur me një moment të ngrohtë mes tyre, kur dyshja u përqafuan në dhomën e gjumit.

Ky gjest pajtimi erdhi pas një sërë debatesh që Aldo dhe Egli, të njohur që nga jashtë, kanë pasur kohët e fundit brenda shtëpisë së famshme.

Lexo edhe:  Blero thumbon banorët: Luani është këtu, ua lëshova rendin se e pash që keni nevojë për çmimin e madh