Albina Kelmendi zbulon për herë të parë: Kam kaluar një operacion në gji

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë një histori personale për herë të parë në rubrikën “Koment për koment” në emisionin Prive nga Liberta Spahiu.

Ajo tregoi se vitin e kaluar ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, duke iu nënshtruar një operacioni në gji. Kjo përvojë e ka bërë të reflektojë thellë mbi rëndësinë e shëndetit personal, përtej suksesit profesional.

“Ne shpeshherë e kemi fokusin vetëm tek puna, si me arritë te suksesi, edhe jeta është bë aq dinamike sa po e harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha. Është diçka që jam ballafaquar vetë. Për fat të mirë, analiza ka dalë mirë, nuk ka rezultuar diçka shumë negative. Më është dashtë me iu nënshtru operacionit të gjirit,” – tha Albina.

Këngëtarja theksoi se tashmë kujdeset më shumë për veten dhe i nënshtrohet rregullisht kontrolleve shëndetësore.

“Më ka bë me mësu shumë. Unë tash i bëj rregullisht analizat, rregullisht kontrollat.”

Lexo edhe:  “Çmenduria vazhdon”, fansja bën tatuazh një prej fjalive më të përdoruara nga Luiz Ejlli