Albin Kurti ua pret flokët dy vogëlushëve, bëhet kumbarë i dy fëmijëve të një aktivisti

Në një atmosferë të ngrohtë familjare e shoqërore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë rolin e kumbara për fëmijët Hana dhe Dielli, duke u bërë pjesë e një momenti të veçantë e të paharrueshëm për familjen e një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Pranë familjes dhe të ftuarve ishin edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputetët Luan Aliu, Arijeta Rexhepi dhe Arbëresha Kryeziu, si dhe drejtues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Drejtorin e Arsimit dhe Sekretarin e Lëvizjes në Gjilan, Shpend Nuhiu.

Ky moment i mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe emocione të sinqerta u përjetua si më shumë se një ceremoni tradicionale. Ai u pa si dëshmi e bashkëpunimit, frymëzimit dhe vlerave që synohen të kultivohen për të ardhmen, duke e bërë këtë ditë një kujtim të skalitur për familjen dhe miqtë e tyre.

Lexo edhe:  E vodhi kombibusin e kompanisë “Unioni” në Mitrovicë dhe e çoi në Rashkë, ky është i dyshuari që u kap nga Policia