Albëria thotë se Beatrix e meriton një burrë me “rr” të fortë, e jo një legen
Këngëtarja kosovare, Albërie Hadërgjonaj së fundmi ka shprehur një uratë publike dedikuar mbesës së saj, artistes tjetër me nam, Beatrix Ramosajt.
Hadërgjonaj e ka vlerësuar personalitetin e Trixës si “shumë engjëllor”, ndërsa ka thënë se edhe “është e pastër”.
“Një djalë me vlera njerëzore duhet të ketë në krah sepse Trixa është një vajzë e ciltër, nuk mund të them që është naive, por e pastër si kristali. Një burrë, jo legen. Një burrë me ‘rr’ të fortë, jo me ‘r’”, ka thënë Hadërgjonaj në emisionin “Zemër Luana”.
Beatrix ka qenë në lidhje me komedianin Donald Veshaj, por romanca nuk zgjati shumë dhe ky i fundit u rikthye në krahët e moderatores Bora Zemani.