Alba flet për Azemin pas daljes nga BBVK2: Mbrëmë jemi taku, flasim vazhdimisht

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ka folur për raportin me Azemin.

Ajo ka thënë se edhe pas lojës me të njëjtin ka vetëm marrëdhënie shoqërore mjaft të mirë, ku nuk mungon komunikimi i vazhdueshëm.

“Mbrëmë jam taku me Azemin. Shumë mirë është. Kemi marrëdhënie shumë të shëndosh. Kemi kontakt. Kemi fol vazhdimisht edhe në telefon. M’vjen keq por kemi me qenë gjithmonë shok të mirë. Kaq. Azemi është një person shumë i kuptueshëm, nuk të bezdis aspak”, u shpreh ajo.

Lexo edhe:  Blero rrëfen takimin me Afronën pas dy vjetësh: Kemi folur me orë të tëra, kur e pashë duke qajtur...