Alarmon Rugova: Këtë javë temperaturat do të arrijnë deri 40 gradë – dita kur fillon edhe shiu
Meteorologu Mendim Rugova tha se këtë javë “e kemi ndoshta kulminacionin e valës së nxehtësisë”.
Ai tha se “13 ose 14 ditë ndoshta mundet me zgjatë kjo valë e nxehtësisë”.
“Tri ditët e para, deri të mërkurën e kemi ndoshta kulminacionin e valës së nxehtësisë, ku po pritet me arritë temperatura edhe deri në 37-38 gradë celsius, vende-vende edhe në 39, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një 40 gradë celsius”, tha ai.
Të mërkurën, Mendim Rugova tha se “ndoshta mundet me pas atë kulminacionin që me mbërri edhe deri në 40 gradë celsius”. “Ndoshta jo në Prishtinë, por në pjesë të vendit ka mundësi”.
Në pjesën e dytë të javës, ai tha se “po duket që këto fushat e presionit të rritura mbi rajonin tonë ndoshta veniten, dobësohen dhe zhduken në njëfarë mënyre”.
Nga e enjtja, ai tha se vende-vende mund të ketë reshje shiu.