Alarmohet Vuçiq: Dronët “Bajraktar” të Kosovës po na vëzhgojnë

Presidenti serb, Aleksandar Vuciq ka deklaruar sot se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë vërejtur lëvizjet e avionëve dhe dronëve me dhe pa pilot, me qëllim të pozicionit të ushtrisë serbe.
Vuçiq tha se dronët “Bajraktar” të Kosovës janë ngritur nga drejtimi i Gjakovës më 5 dhe 20 qershor në lartësi prej 5 mijë e 800 metrave me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

Ai tha se pret që NATO të kontribuojë në “stabilizimin e situatës në Kosovë”.

Gjithashtu, avionët suedezo-gjermanë kanë bërë fotografi, jo nga territori nën kontrollin e ushtrisë serbe, por nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e Serbisë, por bëjnë fotografi shumë të sakta për shkak të pranisë së forcave të sigurisë dhe ushtarake në territorin e Serbisë qendrore”, tha Vuçiq.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë më shumë dhe më mirë që të jemi të qartë ne mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm kundër vendit tonë. Fabrikat tona të dedikuara të infrastrukturës do të duhet të punojnë më mirë, të angazhohen më fort. Madje ai tha se do të rrisin fuqinë punëtore në ushtri, në ata që mund të mbajnë një pushkë dhe të ndihmojnë vendin”.

Madje ai tha se do të investojnë më shumë para në të ardhurat e ushtarëve.

“Serbia do paqe dhe që ta ruajmë atë, por duhet të kemi një ushtri të fortë që do të pengojë cilindo armik të mundshëm”, shtoi ai.

Presidenti serb, Vuciq tha se kanë shumë sfida derisa theksoi se “në rajon janë mbledhur forca të mëdha”.

Duhet theksuar se dronët ‘Bajrktarë’ të cilët i përmendi Vuciq i janë shtuar arsenalit të Forcës së Ushtrisë së Kosovës para një viti dhe disa prej oficerëve të Kosovës e kanë përfunduar trajnimin për përdorimin e tyre.

Lexo edhe:  Ligji i Pagave, vjen reagimi i fundit

Dronët “Bajraktar TB2” janë pjesë e kategorisë së dronëve më të mëdhenj.

Ata hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme, me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin