Alarmante: Një fëmijë publikon fotografi me armë të ftohta në Tik Tok

Rrjeti social Tik Tok kohëve të fundit është komentuar shumë për përmbajtjen që ka, e sidomos për qasjen e moshave të reja aty.
Një profil i një fëmije të vogël ka ngjallur reagime pasi ai shihet duke publikuar fotografi e video me armë të ftohta.

Thika, e armë të tjera shihen në profilin e tij deri sa mes rreshtash kërcënon të tjerët.

Faqja “Pink Movement Kosova” ka publikuar disa fotografi të tij duke kërkuar nga prindërit të mos i lejojnë telefonat fëmijëve të tyre.

“Shikojeni pak tiktokun e një fëmije, shikoni contentin, shikoni fjalët e përdorura, shikoni armët e ftohta. Dhe ta mendosh është fëmijë 10-12 vjeçar. Prindër ju lutem hapni sytë, situata është mjaft serioze dhe shqetësuese, nuk bën të bëhet shaka me këto gjëra. Mos i blini fëmijëve smartphone. Mbani larg nga këto gjëra që dita-ditës po bëhen më të frikshme!”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo edhe:  Vëllai 15-vjeçar që u plagos dje bart kufomën e motrës së tij që u vra në Ferizaj