Alarm për bombë në aeroportin e Baselit, evakuohen pasagjerët dhe stafi

Një alarm për bombë është raportuar sot në aeroportin e Baselit në Zvicër.
Si shkak i këtij alarmi, aeroporti i Baselit është evakuuar.

Të gjithë fluturimet janë ndërprerë kurse punonjësit, udhëtarët dhe i gjithë stafi është dashur të largohen nga aeroporti.

Nga aeroporti është konfirmuar se terminali duhet të evakukohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë.

Po ashtu mesazhi paralajmëruar është vendosur edhe në aeroport, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka megafonë të përdorur, kështu që ju nuk mund të kuptoni udhëzimet e sigurisë të policisë,” thuhet në njoftimin e tyre

Lexo edhe:  11 ditë nga zhdukja e ish-luftëtarit të UÇK-së, akoma nuk ka asnjë informatë për të