Akuzat e Abazit, ministrja Haxhiu: S’di për çka e ka fjalën, kamerat fshihen pas një periudhe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas deklaratës së bashkëpartiakut të saj, Haki Abazi, se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka marrë mostrat brenda laboratorit të IML-së për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ajo ka deklaruar se nuk e din se për çfarë e ka fjalën deputeti Abazi.

“Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti Haki Abazi” tha Ministrja Haxhiu.

E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi.

“Këtë pyetje duhet të ia bëni deputetit Abazi. Mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe”

Deputeti Abazi tha në konferencën e thirrur për media se video incizimet janë ato që konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja.

Lexo edhe:  Rasti i trishtë: E mitura që dyshohet se u dhunua nga dy burra u raportua dje e zhdukur