Aktorja e filmave për të rritur: Atë punë e bëja për para, mos t’i kërkoj familjes e mos t’i bi në dorë të tjerëve

Big Brother VIP Kosova tanimë njihet për thyerjen e tabuve, gjë që u vërtetua edhe me fillimin e edicionit të dytë të këtij spektakli.

Kësisoj, pjesë e kastit të këtij edicioni është bërë aktorja shqiptare me famë internacionale në botën e kinematografisë së filmave për të rritur, Alby.

E njëjta sot gjatë ditës teksa po zhvillonte një bisedë me dy nga banorët e tjerë të këtij edicioni, duke qarë tha se punën si aktore e filmave për të rritur nuk e bëri se kishte nevojë seksuale, por si pasojë e nevojës për para.

“Këto janë gjërat e mija që i kam bërë jashtë dhe i kam lënë jashtë, nuk kam ardhë këtu me i bo, se s’më qahet koka, rri një vit pa ashtu, se se kam bë për qata, se s’më duhet. Kam ndejt një vit, dy pa burrë e pa dashni, se s’më intereson. Unë e kam bërë me e rritë veten time, se kam mbaru shkollën kam thënë hajt po i bëjë lekët për veti, mos t’i kërkoj familjes, mos t’i bi në dorë të tjerëve, e sado që vuaj kurrë s’kërkoj ndihmë, e gjej rrugën vetë”, u shpreh ajo.

Lexo edhe:  E trishtë: Ky është 63 vjeçari nga Ferizaj që ndërroi jetë pasi e theri veten me thikë