Aktakuzë kundër 15 personave për rastin “Subvencionet II” në bujqësi
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.
Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
“Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 421 lidhur me nenin 31 në bashkëkryerje dhe nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale ’Dhënie e ryshfetit’ nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale ’Ushtrim i ndikimit’ nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale ‘Mashtrim me subvencione’”, ka njoftuar PSRK-ja.