Akt vandal në Kosovë: Dëmtohet Lapidari i Martirëve në Saradran

Lapidari i Martirëve në fshatin Saradran është bërë shënjestër e një akti vandalizmi, ku persona ende të paidentifikuar kanë njollosur memorialin e ngritur në nderim të dëshmorëve të kombit.

Ky akt i rëndë ka ngjallur shqetësim dhe indinjatë në komunitet, duke cenuar ndjenjat e familjarëve të martirëve dhe të gjithë atyre që e çmojnë sakrificën për liri.

Autoritetet janë njoftuar dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit e këtij veprimi të papranueshëm.

 

Lexo edhe:  Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt