Aksioni në ‘Looney House’ në Gjakovë, shoqërohet në Polici edhe i dyshuari i katërt që u kap me kokainë
Tre persona u arrestuan në një aksion të Policisë në lokalin ‘Looney House’ në Gjakovë në fillim të muajit. Pronari, Ardian Batusha dhe dy të dyshuarit tjerë, Fisnik Batusha dhe Fisnik Dylazeka, u kapën me lëndë narkotikë dhe të njëjtit përfunduan në ndalim policor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet edhe personi i katërt i dyshuar.
30-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, pasi në xhaketën e tij ishin gjetur dy qese me substancë narkotike të llojit kokainë.
Ai është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe më pas është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.