Aksioni ku u sekuestruan 42 mijë litra alkool, djali i pronarit kërcënon të hidhet nga çatia

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka nisur procesin e sekuestrimit të 42 mijë litrave pije alkoolike pa autorizim që janë zbuluar në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit të enjten.

Sipas pamjeve të publikuara në media, aty shihen një numër i madh i banorëve të Hoçës së Madhe që janë grumbulluar afër dyqanit. Ata po mbahen në një distancë nga Policia, teksa doganierët po kryejnë sekuestrimin.

Siç shkruan Kosovo-Online, djali i Sërgjan Petkoviqit, pronarit të dyqanit, ka kërcënuar me hedhje nga çatia e shtëpisë në një përpjekje për ta ndaluar aksionin e Doganës.

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Xhamia e madhe po vazhdon ndërtimin me hapa të shpejtë