Aksioni i Policisë në Podujevë, arreston dy person – u kapën me drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Policia ka treguar se rasti ka ndodhur në Podujevë, derisa personat e arrestuar janë F.F dhe B.F shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Sipas Policisë, të dyshuarve i janë gjetur para të gatshme me vlerë rreth 1000 euro, pistoleta, municion, mjete të mprehta dhe pesë karikatorë.

Lexo edhe:  Derisa Rita Ora këndonte me flamur serb mbi supe në Hungari, dikush në publik e valviste atë të Kosovës