Aksioni i madh i Policisë në disa komuna, cak të dyshuarit që merren me drogë e armë ilegale

Gazeta Sinjali raportoi për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të organizuar që u zhvillua sot, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, në disa lokacione në Skenderaj, Viti dhe Klinë, si rezultat i një hetimi për të identifikuar personat e involvuar në aktivitete kriminale.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ky aksion po zhvillohet kundër drogës dhe armëve ilegale.

Këto burime kanë konfirmuar se subjekt i hetimit kanë qenë disa persona, për të cilët tashmë është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i tyre.

Gazeta Sinjali posedon edhe detaje tjera të rëndësishme lidhur me këtë aksion, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e këtij aksioni, tani për tani nuk do të publikojë më shumë informacione.

 

 

Lexo edhe:  Mergim Lushtaku merr rrugën për Mekë dhe Medine