Aksion në Prizren, pesë të arrestuar me armë dhe thika në lokale nate

Mbrëmjen e së shtunës, Policia dhe Prokuroria në Prizren zhvilluan një aksion të suksesshëm në kontrolle të lokaleve të natës.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, teksa janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri dhe mjete të mprehta.

Qëllimi i këtij operacioni ishte garantimi i rendit dhe sigurisë publike, shkruan Insajderi.

“Gjatë kontrollit në disa lokale nate (bar-lounge), katër persona të dyshuar u kapën me thika të fshehura në brez, ndërsa një tjetër me një armë zjarri. Të arrestuarit u intervistuan në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit u dërguan në ndalim policor për 48 orë,” njofton Policia e Kosovës.

“Armët dhe mjetet e konfiskuara do të përdoren si prova materiale në procedurat penale për veprën e mbajtjes së paautorizuar të armëve. Policia mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme,” theksohet në njoftim.

Lexo edhe:  Dhunohet një femër në Malishevë