Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, ka të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë po zhvillojnë të enjten një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se deri tani nga ky aksion janë arrestuar tri zyrtare të kësaj ministrie.

Në anën tjetër, nga Prokuroria dhe Policia akoma nuk janë deklaruar rreth këtij aksioni.

Ndryshe, gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia më 29 maj arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patenta shoferi.

Lexo edhe:  Arrestohet ‘Donzi’ nga Gjilani që ngacmonte vajzat e mitura në Tik Tok