Aksion kundër krimit të organizuar, arrestohen gjashtë persona në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë bastisur disa lokacione, raporton Gazeta Sinjali.

Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave, si të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminale dhe shitblerje e shpërndarje të drogës.

Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe ndaj tyre, Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.”

Lexo edhe:  Dëshmon njëri prej shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi: Në automjet kishim një flamur shqiptar