Aksion i Policisë së Kosovës, dyshimet për kryerjen e tri veprave penale

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, janë duke realizuar një aksion në disa lokacione.

Aksioni i cili a nisur në mëngjes dhe po vazhdon ende ka të bëjë me dyshimet mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi””, ka deklaruar Ulaj.

Lexo edhe:  “Dinari serb”, Policia konfiskon mijëra dinarë e euro në filialin e “Nardodna Bankës” në veri