Aksion i Policisë në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe armë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në veri të vendit, ku si rezultat i bastisjes së një shtëpie janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Kontrolli është kryer në fshatin Rezallë të Zubin Potokut.

Siç ka mësuar Sinjali, gjatë kontrollit në një shtëpi janë gjetur pajisje të ndryshme për kripto, radiolidhje, armë e pajisje të armëve.

Provat janë konfiskuar nga zyrtarët policorë, ndërsa pronari i dyshuar është arrestuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar si i dyshuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit

Lexo edhe:  Incidenti në Bon Vivant: Menaxheri i lokalit u bë për spital