Aksion i madh i Policisë në Mitrovicë, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, mes tyre edhe një të mitur, nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike, gjatë një aksioni të koduar “Lavazhi” të zhvilluar sot (15 gusht) në Mitrovicë Jugu.

Aksioni u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Mitrovicë Jugu, me mbështetjen e njësive të NJSO-së dhe Forenzikës, pas urdhrit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione janë gjetur dhe sekuestruar:

19 qese me substancë të dyshuar marihuanë (184.8 gramë)

25 qese me substancë të dyshuar kokainë (85 gramë)
1,080 euro para të gatshme
Dy peshore digjitale
Tri automjete
Tre telefona
Dëshmi të tjera relevante.

Tre të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje – dy prej tyre deri në 48 orë dhe një (i mituri) deri në 24 orë.

Lexo edhe:  Një burrë ngacmohet seksualisht nga një burrë tjetër në Obiliq