Aksidentu tragjik në Skenderaj, varrosen tre anëtarët e familjes Gashi

U është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes, Zarif, Agim dhe Gyltene Gashi, të cilët mbetën të vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi në Skenderaj.

Aksidenti ndodh të dielën në mbrëmje në fshatin Çubrel, ndërsa ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e varrimit ishte edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, si edhe shumë qytetarë.

Lexo edhe:  Gjendet 22-vjeçarja e zhdukur, thotë se qëndroi te e dashura e saj, familja nuk ia pranon lidhjen