Aksidentohet eskorta e Kryetarit të Kuvendit

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë.

Në aksident është përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, merr vesh Paparaci.

Sipas Policisë së Kosovës, automjeti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përplasur me një veturë civile.

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli i tha Paparacit se në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale.

“Ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ndodhet njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF