Aksidentohet e rrotullohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq
Në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, në fshatin Sllatinë, sot është përmbysur një automjet i KFOR-it.
Sipas raportimit të KoSSev, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:20.
Bazuar në të dhënat nga terreni, në automjet ndodhej një grua e lënduar, sipas supozimeve të para.
Komandanti i njësisë së trafikut për rajonin e Veriut, Munish Avdiu, e ka konfirmuar se njësitë policore janë dërguar për hetim në vendin e ngjarjes.
Ai shtoi se qarkullimi është ndalur përkohësisht në një drejtim, derisa po zhvillohen hetimet.
Për momentin, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth incidentit.

