Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdesin e katër lëndohen rëndë

Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys në një autostradë në veri-lindje të Gjermanisë të shtunën, tha policia.

Aksidenti në autostradën A11 përfshiu një autobus të FlixBus që udhëtonte nga Berlini në Poloni, tha kompania.

Në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe një shofer, shkruan dpanews.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka të përfshira automjete të tjera.

Lexo edhe:  Organizoi në detaje vjedhjen e stolive prej 20 mijë euro në Fushë Kosovë, ky është i dyshuari që u arrestua sot