Aksidentohet ambulanca, bëhen për spital 4 shqiptarë

Një autoambulancë është aksidentuar të enjten në autostradën Tiranë-Lezhë në afërsi të karburant “Paluca”.

Sipas burimeve, ambulanca është e spitalit të Rrëshenit dhe po transportonte një të sëmurë.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit nga një kthesë e fortë që ndodhet në këtë aks rrugor.

Lexo edhe:  E pazakontë në Prishtinë: 22-vjeçari lëndohet rëndë pasi i plasi në dorë fisheku që gjeti në park