Aksidentohen me veturë zyrtare tre policë që ishin duke shkuar me detyrë drejt Mitrovicës
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh, ku një veturë e Policisë është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndime disa policëve.
Merret vesh se të lënduar kanë mbetur tre zyrtarë policorë.
Policët janë aksidentuar me veturën e tyre zyrtare, derisa ishin duke shkuar në Mitrovicë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.
Zyrtarët policorë i përkasin siç merret vesh, stacionit policor të Rahovecit, po që për detyrë ishin duke udhëtuar drejt Mitrovicës.
Ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore, pasi Policia s’ka folur akoma për rastin pavarësisht se është pyetur nga
Foto ilustrim