Aksidenti tragjik në Greqi, momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë
Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë. Nga videot shihet momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.