Aksidenti me fatalitet në Gjilan, ky është këmbësori që u godit për vdekje nga vetura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veleknicë të Gjilanit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe këmbësori, një person ka humbur jetën.
Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pas ndihmës së ofruar nga Emergjenca rajonale në Gjilan, ku i njëjti nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Sinjali mëson se personi që mbeti i vdekur nga ky aksident është Ridvan Xhemaili, 37-vjeçar.
Lidhur me rastin Policia dha detaje shtesë, ku është bërë e ditur se drejtuesi i veturës tashmë është ndaluar për 48 orë.
“Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, u tha në njoftim nga Policia.