Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spital

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka edhe persona të lënduar të cilët janë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai.

Lexo edhe:  Lirohet “papiqulo”, shoferi i veturës së famshme në Prishtinë