Aksidenti i rëndë në hyrje të Mitrovicës: Një fëmijë në gjendje të rëndë, transferohet në QKUK
Një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Kçiq ka lënë gjashtë persona të lënduar.
Si pasojë e përplasjes, një fëmijë 7-vjeçar është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ndërsa pesë të lënduarit e tjerë po marrin trajtim në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, ka bërë të ditur se në ora 16:55 në Emergjencë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjashtë persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti.
“Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr. Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. 5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në spital, përderisa një fëmijë (2019), në gjendje më të rënduar, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit e tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu.

