Aksidenti i frikshëm në hyrje të Prishtinës, një person merr lëndime të rënda trupore – dërgohet në spital
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në “Rrugën e Shkupit” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Sinjali publikoi pamje nga vetaksidenti, ku shihej një automjet i cili ishte përplasur rëndë në tabelat rrugore.
Lajmi për Sinjalin u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se informata ishte pranuar rreth orës 23:20.
Ahmeti shtoi se njësiti i trafikut po merret me rastin.