Aksident zinxhiror në rrugën, gjashtë vetura ndeshen mes vete

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht afër fshatit Arllat, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë bërë me dije se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, teksa Policia nuk është parë akoma në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Këta janë punëtorët e ‘Kos Recycle’ që dyshohet se kryen vjedhjen e rëndë, dëmi kap vlerën e mbi 600 mijë eurove