Aksident zinxhiror mes tetë veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.

Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë tetë vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lexo edhe:  Erdogani fiton zgjedhjet në Turqi