Aksident trafiku në Vushtrri, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Edhe ky vit po konsiderohet ndër vitet me më së shumti aksidente në rrugët e vendit tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momentesh përballë BKT-së në Vushtrri.

Nga pamjet që ka shpërndarë gazetari Avni Deliu, shihet një veturë dhe motoçikletë në vendngjarje, aty janë edhe njësitet policore.

Ende nuk dihet për të lënduar.

Ndryshe përkundër ngritjes së denimeve dhe rritjes së masave ndëshkuese nga Policia, aksidentet po vazhdojmë të ndodhin.

Lexo edhe:  03-shi qenka për ngut, veten dhe të tjerët në rrezik i fut