Aksident trafiku në Mitrovicë, pranë kampit të Policisë “Enver Zymeri”

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave para pak minutash.

Kjo përplasje është shkaktuar në fund të lagjes Bair rrugë për në fshatin Frashër dhe pranë kampit të Policisë “Enver Zymeri”, shkruan Jepi zë

Nga aksidenti raportohet se ka të lënduar, të cilët shihen edhe në foto të dalur jashtë veturës dhe në pritje të ndihmës, shkruan Jepi zë.

Ndërkaq, në vendngjarje ende nuk ka dalur Policia e Kosovës.

Ndryshe së fundmi janë shpeshtuar aksidentet në rrugët e Kosovës dhe përkundër të rritjes së gjobave ato po ndodhin në numër të madh./ Jepi zë

Lexo edhe:  Ky është i riu që vdiq pasi dyshohet se ra nga ballkoni