Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, “kombi-taksi” ndeshet me një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Aksidenti është shkaktuar më saktësisht në drejtim të magjistrales për Mitrovicë në fshatin Shkabaj, shkruan Jepi zë.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një “kombi” që punon si taksi me targa 02 ndërsa ende nuk dihet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës ndërsa si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë pas është ndaluar qarkullimi./ Jepi zë

Lexo edhe:  Escobar: Kosova ka mbështetjen e SHBA-së, do të arrijmë atë që duam në dialog