Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në vendin ku lidhen Podujeva dhe Obiliqi

Sipas dëshmitarëve që i kanë dërguar fotografi në Jepi zë, nga vendi i ngjarjes, shihet se nuk ka pasur lëndime të personave por dëmtime të veturave.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe kjo rrugë është bërë mjaft e rrezikshme dhe aksidentet janë të shpeshta.

Arsyeja pse ndodhin është se kyçja në rrugën kryesore nuk bëhet në mënyrën e duhur, me ç’rast shkaktohen edhe aksidente./Jepi zë

Lexo edhe:  Mergim Lushtaku merr rrugën për Mekë dhe Medine